Në autostradën “Arbën Xhaferi” e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut pritet të kyçen edhe disa rrugë dytësore.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ do të kyçet edhe Vitia përmes Gërlicës dhe Ferizaj me një kyçje të re. Krahas këtyre, do të ketë edhe një mbikalim në Paldenicë, për këto është marrë vendim në Qeveri”, deklaroi ministri Lekaj për Telegrafin.
Ministri Lekaj theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është duke ndjekur procedurat drejt implementimit të këtij vendimi, përcjell albinfo.ch.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është lëshuar për qarkullim në muajin e kaluar.