Dy anije turistike të fundit të programuara për këtë sezon turistik pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në fund të muajit tetor. Sipas Qendrës së Informacionit në Autoritetin e portit të Durrësit, mësohet se ditën e hënë më 22 tetor, në portin më të madh të vendit do të ankorohet anija “Berlin” me gjatësi 139 metra. Ndërsa të dielën e fundit të këtij muaji, më 28 tetor, në kalatën 5 pritet të mbërrijë edhe anija “Ocean Majesty”.
Të dy këto anije me turistë nga vende të ndryshme të botës vijnë në Durrës prej disa vitesh.