Kompania Walt Disney kaloi Netflix me një total prej 221 milionë klientësh të transmetimit dhe njoftoi se do të rrisë çmimet për klientët që duan të shikojnë Disney+ ose Hulu pa reklama.
Gjigandi i medias do të rrisë koston mujore të Disney+ pa reklama me 38 për qind në 10,99 dollarë (10,68 euro) në dhjetor, kur të fillojë të ofrojë një opsion të ri që përfshin reklama për çmimin aktual.
Aksionet e Disney u rritën 6.9 për qind në tregtimin pas orarit të punës në 120.15 dollarë.
Disney tashmë ka kaluar Netflix -in në totalin e klientëve të transmetimit./CNN