Vendi vakant i Micheline Calmy-Rey në Qeverinë federale të Zvicrës ka prej dje edhe një pretendente.
Tre kandidatëve frankofonë, Berset, Rosini dhe Maillard, u është bashkuar një kandidate nga kantoni italishtfolës i Ticinos, deputetja nacionale, Marina Carobbio-Guscetti.
Kandidatja e re është mjeke me profesion , ndërsa për të zënë vendin e Calmy-rey e ka kandiduar seksioni i kantonit të saj, i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.
Nominimi i Carobio-Guscetti-t për kantonin Ticino nënkupton një shans që dymbëdhjetë vite pas dorëheqjes së Flavio Cotti-t, të përfaqësohet sërish nga një ministër në nivelin federal.