Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, në konferencë për media të mërkurën ka thënë se blloku po ashtu ka probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“E them në përgjithësi, kur bëhet fjalë për Kosovën, e sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përputhen gati qind për qind”, tha Stano.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-ja, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtetet e tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, tha emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të martën.