Ankesa e dorëzuar ditë më parë nga Nisma Socialdemokrate në Gjykatën Supreme është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i kësaj gjykate, përcjell albinfo.ch.
Në vendim thuhet: “Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”.
Kjo gjykatë ka urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi t’u lejohet përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë.
Gjithashtu, edhe për kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Gjykata Supreme ka marrë vendim që t’i lejohet përfshirja në listën e kandidatëve.