Pas Distria Krasniqit dje, edhe xhudisti tjetër kosovar, Akil Gjakova, është bërë Kampion i Evropës. Këtë sukses ai e arriti në Evropianin e xhudos që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Në garën finale Gjakova ka mposhtur izraelitin Butbul, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se dje Kampione e Evropës është shpallur edhe Distria Krasniqi në kategorinë -48 kilogramë.