Molos Gashi dhe Ag Abazi janë dy djemtë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ata kanë shkëlqyer në garën e matematikës në Dubai. Molosi ka zënë vendin e parë dhe është vetëm 7 vjeç, ndërsa Agu është shpallur për herë të katërt më i miri në botë, shkruan albinfo.ch.
Këtë herë, Ag Abazi, nxënës i klasës V-2, Në Garën Ndërkombëtare të Inteligjencës – Matematikës, të mbajtur sot në Dubai, ka marrë medaljen e artë.
Lexo edhe Nxënësi nga Kosova fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të matematikës
Megjithatë, për Agun kjo nuk është hera e parë që ai shpërblehet për inteligjencën e tij. Në fakt, kjo është hera e katërt që ai del më i mirë se të gjithë bashkëmoshatarët e tij nga mbarë globi.
Pa dyshim, ky është një sukses i jashtëzakonshëm me të cilin Agu ka bërë krenarë jo vetëm familjen, por gjithë komunitetin tonë.