Në qershor banorët e kantonit Basel-Stadt u rritën me 76 banorë, në 199’967. Rritja në dymbëdhjetë muajt e fundit është 0.9 për qind, ose 1718 persona, kurse numri i të huajve në këtë kanton është pak më shumë se çdo i treti person 36,4 për qind, shkruan barfi.ch, përcjell albinfo.ch.
Sa u takon të huajve në kanton, thuajse se çdo i katërti ka pasaportë gjermane, çdo i teti një pasaportë italiane. Në Top 10 të huajt e kantonit bëjnë pjesë edhe spanjollët, portugezët, kosovarët, maqedonasit, britanikët, francezët dhe serbët.