Në aeroportin e Shkupit janë anuluar disa fluturime. Një lexues i albinfo.ch është ankuar në kompaninë easyJet.
F.I. nga Lozana ka bërë të ditur për albinfo.ch se vetëm i kanë nxjerrë nga aeroporti pa asnjë sqarim.
Fluturimi është anuluar dhe nuk do të ketë aeroplan tjetër dhe vetëm do të kompensohen udhëtarët.
Fluturimi ishte planifikuar për 2 janar nga ora 15:55 nga Shkupi drejt Gjenevës.

