Irlandezja Sinead Kane ka arritur titullin e dytë rekord botëror pasi ka arritur të vrapojë 130.50 kilometra në një makinë vrapimi.
Kjo gjatësi është ekuivalente me tri maratona.
35-vjeçarja theu rekordin e mëparshëm për distancën më të gjatë të kaluar në një pajisje të tillë për 12 orë nga një grua.
Sinead është legalisht e verbër pasi ajo ka vizion vetëm pesë për qind, transmeton Albinfo.ch.
Më 2017, Sinead u bë femra e parë e verbër që kompletoi nga një maratonë në çdo kontinent, në shtatë ditë.