Një pacient i moshës 33 vjeçare nga Kosova, në rrethana të pasqaruara ka përbirë një telefon, raporton Albinfo.ch.
E telefoni i markës Nokia arriti t’i largohej me sukses nga doktorët e QKUK-së.
Dr.Naim Telaku, i cili edhe ka ndarë imazhe ka bërë të ditur se pacienti telefonin e kishte përbirë para 4 ditësh.
“Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime”, shkruan doktor Telaku, përcjell Albinfo.ch.


