Një 31-vjeçar shqiptar e ka mbajtur për pesë orë peng një hajdut, dhe më pas e ka lënë të lirë.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Konjat të Lushnjës, shkruajnë mediat shqiptare.
Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç nga Çerma e Divjakës kishte vjedhur motoçikletën e Nertil Hajdarit dhe e ka çuar ta fshehë në shtëpinë e të vëllait, Lulzim Çollaku, duke i rrëfyer se mjeti ishte i vjedhur, përcjell albinfo.ch.
Por, Shkëlqimi nuk është ndalur me kaq dhe përsëri është kthyer në banesën e Nertil Hajdarit për të vjedhur sende të tjera, megjithatëë është kapur nga 31-vjeçari.
Ai e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht Shkëlqim Çollakun në banesën e tij për rreth pesë orë dhe më pas e ka lënë të lirë.
Policia shqiptare ka njoftuar se Hajdari për këtë ngjarje nuk e ka njoftuar organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë 41-vjeçarin, ka mbajtur motoçikletën, duke kryer vetëgjyqësi.