Majlinda Kelmendi nuk ka konkurrencë në kategorinë e saj deri në 52 kg, duke qenë njëra nga xhudistet më të mira në botë. Ajo edhe më tutje ndodhet në vendin e parë në renditjen e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan albinfo.ch.
Në kategorinë 52 kg në vendin e tretë qëndron xhudistja tjetër pejane, Distria Krasniqi. Ndërkohë, Nora Gjakova ndodhet në vendin e pestë, derisa Akil Gjakova në 38.
Xhudistët kosovarë edhe këtë vit kanë vazhduar me suksese, duke fituar medalje në Grand Slemin e Parisit apo edhe në Kampionatin Evropian të mbajtur në Poloni.