Që shumë vjet, Qeriba Lazemetaj jeton e rrethuar nga uji në Vlorë.
74-vjeçarja jeton e vetme në një shtëpi në lagjen “1 maji” dhe qëndron vetëm me pulat e saja.
Sa herë bie shi, shtëpia e saj shndërrohet në një ishull me pellgje rreth e rreth.
Të dy djemtë e saj kanë vdekur. Tani jeton me pension dhe në kushte të vështira. Për “Top-Channel” ajo ka treguar se i duhet ndihmë për të shpëtuar nga uji dhe për t’iu shmangur më të keqes.
https://www.youtube.com/watch?v=p80p6qJx9Fw