Gjykata e ka shpallur fajtore të kthyerën nga Siria, Merita Aliu, për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Ajo është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht.
Lajmin për vendimin e Gjykatës e ka bërë të ditur për Express, pala mbrojtëse e Aliut, avokatja Leonora Dervishaj.
“Po mund të ju konfirmoj se ndaj klientes sime sot u shqiptua masa e dënimit me kusht prej 2 vjetësh e gjysmë. Ky dënim iu dha si masë lehtësuese ngase ajo është nënë e dy fëmijëve. Njërin nga fëmijët e ka të sëmurë si dhe do ta operojë gjatë javëve në vijim”, ka thënë për Express avokatja.
E ndërkohë në aktvendim, gjyqtari Valon Kurtaj ka deklaruar se Aliu “shpallet fajtore për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste… i shqipton dënim me kusht me 2 vjet e gjysmë”.
E në fjalën e saj para trupit gjykues, e riatdhesuara nga Siria, Medina Aliu, ka deklaruar se është penduar për shkuarjen në Siri.
“Me mujt kohën me kthy kurrë nuk e kisha përsëritë”, ka deklaruar ajo para gjyqtarit të departamentit special.