Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë.
Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. U dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Më herët ajo kishte fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance. Ajo këtë çmim e mori për këngën “Electricity”.