Nëse në rastet e divorcimit, njëri nga bashkëshortët e ankohet, duhet patjetër që të mbahet një seancë në tentim të ribashkimit. Kështu ka vendosur Gjykata Federale e Zvicrës në një vendim që i referohet një rasti të një çifti në Zug.
Një gjykatë e Zugut pas ankesës së një bashkëshorti, kishte vendosur që të hiqte dorë nga seanca e ribashkimit të kërkuar nga ai. Por, gjykata Federale ka ardhur në përfundim se vendimi i tillë ka qenë i padrejtë.
Sipas kësaj gjykate, kërkesa mund të bëhet vetëm në rast se njëri nga bashkëshortet ankohet. Po kështu, nëse të dy bashkëshortët ankohen, seanca e ribashkimit është e detyrueshme.