Sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Transportit, në qershor, korrik dhe gusht aeroporti i Shkupit dhe ai në Ohër kanë transportuar gjithsej 430.367 udhëtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë transportuar 367.473 pasagjerë.
Rritjet më të mëdha kanë ndodhur në gusht, kur të dy aeroportet kanë transportuar gjithsej 159.153 udhëtarë. Do të thotë, bëhet fjalë për një rritje prej 21 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ku në të dy aeroportet ishin regjistruar një total prej 131.486 udhëtarëve.
Shumica e tyre kanë udhëtuar për në Stamboll, Vjenë, Cyrih, Londër, Bazel, Malmö dhe Beograd.