Sipas raportit vjetor për “Monitorimin e Sipërmarrjes Globale” (GEM) të Universitetit të Ekonomisë së Freiburgut, në vitin 2019, 10.7 për qind e zviceranëve kishin synim për të filluar një biznes krahasuar me vitin 2018, ku interesimi ishte 6.9 për qind, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Në vendet e krahasueshme me të ardhura të larta, përqindja e njerëzve me synime për të filluar një biznes është mesatarisht pothuajse dy herë më e lartë (20.2%).
Arsyet për themelimin e një kompanie janë të ndryshme, por gjysma e themeluesve thjesht duan të kompensojnë mungesën e mundësive alternative të punësimit (50.4%). Një e treta tjetër, shpresonte për të ardhura dhe pasuri më të larta (38%).
Sidoqoftë, kjo tregon gjithashtu se idetë e reja të bizneseve të zhvilluara në Zvicër ishin të një cilësie të lartë në një krahasim ndërkombëtar. Për shembull, përqindja e kompanive të themeluara për shkak të mundësive të mira (67.6%) është mbi mesataren.
Rreth 2.500 njerëz u anketuan në gjithë Zvicrën për raportin.