Në katër muajt e parë të këtij viti numri i kërkesave të azilkërkuesve në krahasim me 2014-ën është dyfishuar në Gjermani.
Në periudhën janar-prill janë paraqitur pothuajse 100.800 njerëz që kanë bërë kërkesa për azil, bën të ditur Zyra Federale Gjermane për Migracionin.
Gati gjysma e të gjitha kërkesave erdhën nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Shkalla e miratimit të azilit për këto vende është nën 1%.
Në prill 24.500 njerëz kërkuan azil. Një rritje prej 140 për qind në krahasim me muajin mars.
Vendet kryesore të origjinës janë Shqipëria, Kosova dhe Siria.