Sipas të dhënave, gjatë muajit mars janë dorëzuar 148 kërkesa, ndërsa në muajin prill ka pasur 247 kërkesa për azil.
Numrin më të madh të azilkërkuesve megjithatë e përbëjnë ata nga Serbia, ashtu që nga ky vend në Gjermani kanë kërkuar azil 482 persona, edhe ate gjatë muajit prill, transmeton INA. Maqedonia radhitet në vendin e dhjetë sa i përket numrit të qytetarëve të saj që kërkojnë statusin e azilit në Gjermani, ndërsa Serbia radhitet në vendin e katërt me 1750 kërkesa për azil nga fillimi i këtij viti. Numri i madh i azilkërkuesve nga këto dy vende ka bërë që disa vende anëtare të BE-së të shtojnë kërkesat për rikthimin e vizave