Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve, pas ndërtimit të autostradës janë dyfishuar, megjithse ende mbeten në shifra jo të larta.
Doganat e Kosovës, kanë bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të sivjetëm, shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur në 50 milionë euro.
Në 2010 shkëmbimet tregtare ishin në nivelin e 60 milionë eurove. ‘ Importet e rregullta nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe kanë qenë 35 milionë euro, ndërsa eksporti i rregullt i Kosovës ka qenë rreth 13.5 milione euro. Kjo paraqet një rritje të madhe apo dyfishi i shkembimeve tregtare krahasuar me vitet e kaluara”, kanë bërë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës.