Nga 2040 premitë e sigurimeve shëndetësore në Zvicër mund të dyfishohen sipas parashikimit të Bankës zvicerane „Credit Suisse“.
Mesatarisht zviceranët paguajnë 274 franga në muaj, ndërsa tani e tutje shuma mund të rritet në 517 CHF, në një periudhë deri vitin 2040.
Rreth 70 miliardë franga shpenzohen çdo vit në Zvicër për shëndetësi.
Kjo është 11% e prodhimit të përgjithshëm ekonomik. Sipas Credit Suisse pritet kjo përqindje në 2040 gati të mbërrijë 15%.
Banka zvicerane sipas një publikimi “Monitor Schweiz” parashikon që shpenzimet shëndetësore të rriten çdo vit me më shumë se 3%. Përshtatur për inflacion të përgjithshëm, kjo korrespondon me një rritje prej 44%.
Sipas autorëve të studimit, kostot e kujdesit shëndetësor në dekadën e kaluar janë rritur me më shumë se një të tretën.