Kriza financiare dhe e borxheve që po vazhdon në Evropë dhe në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), ka bërë ndikimin e saj edhe në investimet e ndërmarrësve zviceranë jashtë vendit.
Rezultati më i dukshëm i këtij ndikimi është shtimi i investimeve dhe i rrjedhjes së parasë zvicerane në Azi.
Kështu, gjatë vitit 2011 investimet e firmave zvicerane në Azi kanë qenë 16 miliardë franga ose dy herë më të mëdha se ato të realizuara në vitin 2010. Siç njofton Banka Nacionale e Zvicrës, shumica e këtyre investimeve kanë shkuar në Kinë, në Japoni dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nga ana tjetër, investimet zvicerane në Amerikën Veriore janë përgjysmuar duke rënë në 12 miliardë franga.
Investimet e firmave nga Zvicra në vende të ndryshme të Evropës gjatë vitit 2011 janë reduktuar për 3 miliardë franga ose për një të shtatën e shumës së realizuar në vitin 2010