Në një sulm të kryer në kryeqytetin e Mali-t, Bamako, janë vrarë së paku njëmbëdhjetë dhe janë lënduar tetë persona.
Siç bën të ditur Departamenti Federal i Mbrojtjes (VBS) në mesin e tetë të plagosurve janë edhe dy zviceranë, persona ushtarakë. Ata kanë marrë plagë të rënda, gjendja e tyre është stabile por kritike.
Sipas të dhënave nga policia në vendin e ngjarjes, një grup personash të armatosur kishte hapur zjarr mbi mysafirët e një restoranti pak pas mesnatës, duke kryer masakër të rëndë.
Dhjetëra policë e kanë bllokuar arealin rreth restorantit ku ka ndodhur sulmi.