Një zviceran nga kantoni i Tesinës dhe një portugez që jeton në atë kanton, kanë humbur jetën nga një sulm terrorist, i bërë të enjten e kaluar në një kafene në Marakesh të Marokut.
Këtë njoftim e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të jashtme e Zvicrës në një komunikatë të publikuar të dielën.
Sipas të dhënave që kanë publikuar mediet e kantonit jugor të Zvicrës, të vrarët, të cilët pandeheshin si të humbur, janë dy të rinj, 23 respektivisht 25 vjeçarë, na regjioni i Bellinzonës. Dy shoqërueset e tyre, 25 dhe 27 vjeçe kanë pësuar plagë të rënda dhe janë transportuar për në Zvicër.
Në sulmin terrorist në Marrakesh janë vrarë 16 dhe janë plagosur më shumë se 20 persona.