Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën dy viktima dhe 952 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Në këtë peridhë janë testuar 2.619 mostra, që nënkupton se 36.34 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Raste aktive janë 7.837.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.