Të dy janë futbollistë të njohur. Janë vëllezër, por përfaqësojnë dy shtete të ndryshme. Njëri luan për Zvicrën kurse tjetri për Shqipërinë. Bëhet fjalë për Granit dhe Taulant Xhakën. Të dy u bënë të famshëm duke luajtur në ekipin e Bazelit. Derisa Graniti aktualisht luan për Borussia Monchengladbach, Taulanti vazhdon të mbetet tek ekipi i Bazelit.
Ndonëse janë larg me vendbanime, ata komunikojnë rregullisht së bashku edhe përmes rrjeteve sociale.
Mesfushori i Mönchengladbach-ut, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi ku shfaqen të dy vëllezërit të përqafuar, duke kujtuar kohën kur ishin fëmijë.
“Përshëndetje Tauli – shiko pak çfarë kam gjetur?! Kalo sa më mirë në HugDay (Ditën e Përqafimeve)”, ka shkruar Graniti në Instagram.
