Një mjet lundrues me dy turistë në bord ka pësuar një defekt në motor, por fatmirësisht janë shpëtuar nga autoritetet portuale të Durrësit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bëri të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojës Bregdetare, Policisë Kufitare Vlorë dhe Kapitenerisë së Portit Vlorë rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën AIOLOS.
Teknikët e Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve janë duke u dhënë ndihmë dhe specialistë të flotës detare do të bëjnë të mundur riparimin e motorit të mjetit lundrues.