Në një fshat të Vushtrrisë dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë nga gjuajtjet me armë zjarri.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin ndërsa ende nuk ka informata të tjera zyrtare.
Media në Kosovë, duke u bazuar në burimet e tyre jozyrtare, kanë raportuar se pronari i një furre në Vushtrri ka vrarë punëtoren e tij, e më pas edhe veten, transmeton albinfo.ch.