Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjilan, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i dyshuari për këtë rast është një shtetas kosovar, i njohur për organet e rendit, dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:32, ndërsa njësitë policore dhe prokurori janë në vendngjarje duke hetuar rrethanat e saj. Viktimat dyshohet se janë babë e bir.
Policia po vazhdon kërkimet për kapjen e personit të dyshuar dhe u bën apel qytetarëve për bashkëpunim.