Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11,144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Në total numri i rasteve aktive është 21.668.