Kuqezinjtë Kevin Qerimi dhe Erjon Tola janë kualifikuar në finalen e madhe të Sllallomit, shkruan albinfo.ch.
Para pak ditësh është mbajtur gara e parë e kuqezinjve në kualifikimet e Sllallomit të madh, Shqipëria mori pjesë me katër sportistë: Erjon Tola, Kevin Qerimi, Ezio Leonetti dhe Vasil Veriga.
Kevin Qerimi dhe Erjon Tola korrën suksese me rezultatet e tyre duke e futur Shqipërinë në histori, ku për të parën herë u kalifikuan dy sportistët në finalen e Sllallomit, shkruan tutje albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Kevin Qerimi dhe Erjon Tola u kualifikuan në 25 më të mirët në këtë garë.
Ndërkohë nesër (e diel) është finalja e madhe.
Nga ana tjetër, Chiara di Camillo ka bërë surprizën e madhe, duke u renditur në 60-të më të mirat e botës në Sllallom, midis 110 skiatoreve femra. Ka qenë një botëror shumë i suksesshëm për Shqipërinë dhe suprizat duket se mund të jenë të mëdha nesër me finalen e fundit. /Albinfo.ch




