Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në zonën e Lunigianës, në Itali, pas një ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15, përcjell albinfo.ch.
Ata po udhëtonin me një BMW me targa zvicerane, duke kryer manovra ekstreme dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore.
Ndjekja përfundoi në Pianturcano, ku automjeti u përplas me hyrjen e një ferme. Dy të dyshuarit tentuan të arratiseshin në këmbë, por u arrestuan nga policia.
Në automjet u gjetën mjete profesionale të përdorura për vjedhje, ndërsa hetimet vijojnë për lidhje të mundshme me raste të tjera kriminale në zonë./Albinfo.ch