Katër persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, në një aksident, i cili ka ndodhur në Ontario në Kanada.
Sipas mediave shqiptare, Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij, Fioralb Metko, 14 vjeç, humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një dre dhe më pas me një automjet që po vinte përballë, përcjell albinfo.ch.
Gruaja dhe vajza e Metkos janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Sipas mediave në Kanada, 45-vjeçari kishte punuar si kuzhinier në “Broken Plate Kitchen dhe Bar” në Willow Park.