Zvicra sonte do të jetë mysafire e Belgjikës, në miqësoren që zhvillohet para dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Sidoqoftë, para miqësores, Zvicra është prekur nga rastet me koronavirus.
Jordan Lotomba dhe një anëtar i stafit kanë dalur pozitivë, por pjesa tjetër e ekipit jo, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në muajin e kaluar, ishin Xherdan Shaqiri dhe Manual Akanji që ishin pozitivë.
Vladimir Petkoviq për ndeshjet e nëntorit nga futbollistët shqiptarë ka ftuar Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin.