Në kampionatin italian aktivizohen edhe dy portierët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, shkruan albinfo.ch.
Ata po shkëlqejnë në njërin nga kampionatet më të forta në Evropë. Serie A ka vlerësuar pesë pritet më të mirë të javës së kaluar, ku bëjnë pjesë edhe pritjet e Berishës dhe Strakoshës.
Berisha shfaqet me një pritje të bukur ndaj Crotones. Ai fluturon drejt trekëndëshit për të shpëtuar kuadratin.
Në radhë, shfaqet portieri tjetër kuqezi. Gjatë ndeshjes që Lazio u mund me Napolin, Strakosha bëri një sërë ndërhyrjesh të sakta, pavarësisht se nuk mjaftoi për të nxjerrë me pikë bardhekaltrit. Ai bëri një pritje të bukur nga distanca.
Në garë, janë edhe Samir Handanoviq i Interit, Gianluiggi Buffon dhe Nikolas i Veronës.