Sandra Häusermann dhe Leandra Sprecher, asistente të Policisë së Cyrihut, nuk do ta harrojnë gjatë mëngjesin e sotëm. Ato ishin në rrugë e sipër për të kryer një detyrë të punës, kur në një udhëkryq të qytetit nga një makinë e parkuar në mënyrë të çrregullt del një burrë. “Ai vraponte drejt nesh dhe thoshte: “Gruaja ime po e lind një fëmijë”, tregojnë ato për mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Pastaj ato janë afruar shpejt te vetura.
“Kur hyra në veturë, koka e foshnjës tashmë kihte filluar të dilte. Dhe pastaj foshnja ra drejtpërdrejt në duart e mia”, tregon Lendra, njëra nga policet. “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme dhe e veçantë, thotë ajo.
Duke qenë se për shkak të situatës së jashtëzakonshme gjithçka ishte disi e ngatërruar, ato nuk ia kanë prerë fare kërthizën foshnjës, përcjell albinfo.ch. Thjesht, njëra prej tyre e ka marrë foshnjën në krahë dhe është ulur në makinë fare afër lehonës.
Ndërsa tjetra tregon se si ka hequr puloverin e saj dhe e ka mbështjellë të posalindurën, pasi që në mëngjesin e sotëm ishte tepër ftohtë.
Ato tregojnë se si nëna ashtu dhe foshnja, janë mirë me shëndet. “Ne me siguri do t`i kontaktojmë”, thonë dy asistentet policore.