Në Chamoson të Kantonit Valis ekipet shpëtimtare janë duke vazhduar kërkimin për dy persona që konsiderohen të zhdukur nga dita e djeshme, shkruan srf.ch.
Policia Kantonale e Valisit ka informuar të hënën pasdite (sot) se të zhdukurit, një burrë dhe një vajzë 6-vjeçare, nuk janë gjendur ende, përkundër kërkimit intensiv.
Prioriteti më i madh tash është që ekipet shpëtimtare të mos vihen edhe vetë në rrezik jete, ka deklaruar për mediat një zëdhënës policie.
I gjithë Valisi të dielën është përfshirë nga stuhi dhe shtërgata të fuqishme, ka thënë zëdhënësi më tutje, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej rreth 1.000 thirrje emergjente për ndihmë janë regjistruar në Centralin e emergjencave.
Lumi Losentze në mbrëmjen e të dielës kishte dalë nga shtrati i tij dhe kishte marrë me vete një automobil në të cilin ndodheshin një burrë dhe një vajzë 6 vjeçe.