Matthew Palmer një muaj më parë u emërua nga administrata amerikane si i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, katër ditë më parë u ngarkua drejtpërdrejt nga Presidenti Tramp si ndërmjetësues amerikan në dialogun Kosovë-Serbi. Lajmin për vizitën në Prishtinë dhe Beograd, të dy zyrtarëve amerikanë e bëri ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Philip Kosnett bëri të ditur përmes rrjetit Twitter se mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon angazhim të përbashkët dhe punë intensive. “Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore. I dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, do të vijnë së bashku nga Berlini dhe të dy do të vizitojnë Kosovën”, shkruan Kosnett, transmeton DW.