Qendra për Menaxhim Kufitar bën të ditur se kolonat për të hyrë në Kosovë nga pikat kufitare me Serbinë janë të gjata.
Sipas të dhënave, mëngjesin e së dielës pritjet të Dheu i Bardhë janë dy orë, në Merdar pritjet janë deri në 30 minuta.
Deri në dhjetë minuta pritje ka edhe në tri pikat e tjera kufitare me Serbinë.
Kolonat u krijuan pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit.