Janë identifikuar dy personat që humben jetën në aksidentin në Shkodër, derisa konfirmohet se ato janë dy murgesha nga Kosova.
Në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e së mërkurë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, bëhet me dije se dy personat që humbën jetën janë murgesha nga Kosova, të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar rëndë, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan “Mapo”, nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbetur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha, Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.
Fouristrada ka tentuar që të frenojë, por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar.
Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. Pesë të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.