Skitaret zvicerane kanë shkëlqyer në Kampionatin Botëror, që po mbahet pikërisht në St. Moritz të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener, shkëlqeu me paraqitjen e saj në superkombinim në Kampionatin Botëror. Holdener u tregua jashtëzakonisht e mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:58.88 minuta, duke lënë pas për pesë të qindtat bashkëkombësen e saj Michelle Gisin. Ajo u stolis me medaljen e artë.
Michelle Gisin shkëlqeu dhe fitoi medaljen e argjendtë. Holdener dhe Gisin futen në histori, për herë të parë arritën medalje në Kampionatin Botëror.
Zvicra udhëheq me tri medalje, një të argjendtë dhe një të bronzit, derisa në vendin e dytë është Austria me dy medalje.