Mësohet se kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, do ta vizitojnë Kosovën javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Vizita e tyre, sipas gazetës holandeze “Haarlems Dagblad” lidhet me zhvillimet në veri të vendit.
Përveç Kosovës ata do të qëndrojnë për vizitë edhe në Serbi. Vizita e tyre pritet të realizohet të hënën e të martën.
Ndryshe, serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.