Art Sahiti dhe Dhurim Shemsedini janë dy kadetët të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë “ Budesëehr Oficer Lehrgang”.
Ata i përfunduan me suksese studimet trevjeçare në Akademinë Ushtarake më prestigjioze për logjistikë në Gjermani.
Nëntogerët Sahiti dhe Shemsedini, janë emëruar në detyra të reja në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, në departamentin e logjistikës.
Të dy u shprehën të kënaqur dhe mirënjohës që FSK i’u dha mundësi të studiojnë në këtë institucion prestigjioz gjerman, duke vlerësuar lartë rolin e Gjermanisë në mbështetjen e ofruar për ngritjen e kuadrove dhe kapaciteteve të kësaj force, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës përcjellë albinfo.ch

