Java e gjashtë e Raiffeisen Superligës së Zvicrës ka kaluar edhe një herë me protagonistë futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Kemal Ademi gjithnjë e më shumë po shndrrohet në një futbollist shumë të rëndësishëm për Baselin.
Ai sot shënoi dy gola, në fitoren e Baselit prej 2:1 kundër Luganos. Taulant Xhaka luajti nga fillimi, derisa Edon Zhegrova hyri në minutën e 75-të.
Një gol shumë të bukur ka shënuar Ermir Lenjani, i cili u asistua nga futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami. Sioni mundi në udhëtim Thunin me golin e vetëm të Lenjanit, derisa Sioni ka vetëm dy pikë më pak se Baseli lider, derisa në vendin e dytë është Young Boys, me një pikë më pak se Baseli.
Pikërisht javën e ardhshme, Young Boys e pret Baselin në super sfidën e Zvicrës.