Nga data 10 deri më 16 qershor 2024 në Gjenevë mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit FIFOG.
Në program janë përfshirë edhe dy filma shqiptarë, “Ninullë” e regjisorit Adrian Asllani dhe “Heshtja e sirenave” e regjisorit Gazmend Nela.
Në FIFOG, filmi i parë shqiptarë që u shfaq ishte “Cirku Fluturues” në vitin 2020 e që nga atëherë ka vazhduar bashkëpunimi.
Një nga anëtarët e komunitetit të këtij festivali Ramë Dardania thotë se ndihet krenar pasi po vihet re një rritje e interesimit të artistëve shqiptarë për të marrë pjesë në FIFOG.