Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Angelo Ristuccia.
Në këtë takim u bë e ditur se u fol për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
“Jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia sot në Bruksel për të shkëmbyer të reja në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë. Jam falënderues për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për informatat e vlefshme për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Twitter.