Dy aeroplanë Boeing 747 janë shitur në një dyqan kinez online “Taobao” për më shumë se 48 milionë dollarë.
Avionët ishin pronë e një kompanie që falimentoi dhe gjykata që u mor me këtë rast është përpjekur t’i shesë ata qe disa vjet.
Gjashtë ankande të tjera dështuan dhe u detyrua një shitje online.
Ofruesi më i lartë ishte “SF Airlines” që mposhti 25 kompani të tjera të interesuara.
“Taobao” është uebfaqe e ngjashme e shitjeve sikurse “eBay”.
Aeroplanët, ishin në Shangai dhe Shenzhen që nga viti 2013, prej kur kompania “Jade Cargo International” falimentoi në shtator të atij viti.
Është edhe një tjetër aeroplan i tillë që nuk është shitur, por për të ishte vetëm një person i regjistruar në ankand.